Limaj nuk u ndahet odave: Merr mbështetje në fshatrat e Fushë Kosovës dhe Malishevës

Limaj nuk u ndahet odave: Merr mbështetje në fshatrat e Fushë Kosovës dhe Malishevës

12:51, 09/02/2021

Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj ka vazhduar tubimet më përkrahës të tij anekënd vendit.

Në tubimet në Turjakë, Llozicë, Vërmicë, Llapqevë të Malishevës si dhe në Vragoli të Fushë Kosovës, kreu i Nismës ka marrë mbështetje të madhe për zgjedhjet e 14 shkurtit.

“NISMA Socialdemokrate u është tejet falënderuese përkrahësve tanë nga këto zona, që tashmë janë rreshtuar krah frymës sonë dhe kanë vendosur që më 14 shkurt, të votojnë për numrin 121, për një zë të fuqishëm të c?lirimtarëve në Parlamentin e Kosovës”, thuhet ndër të tjera në këtë postim.

Postimi i plotë i Nismës:

Kauza jonë “Me Çlirimtarët” mbrëmë mori përkrahje të madhe në Turjakë, Llozicë, Vërmicë dhe Llapqevë të Malishevës, si dhe në Vragoli të Fushë Kosovës.

NISMA Socialdemokrate u është tejet falënderuese përkrahësve tanë nga këto zona, që tashmë janë rreshtuar krah frymës sonë dhe kanë vendosur që më 14 shkurt, të votojnë për numrin 121, për një zë të fuqishëm të c?lirimtarëve në Parlamentin e Kosovës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco