Hoxhaj thotë se rimëkëmbja e sektorit të prodhimit është prioritet i qeverisë

Hoxhaj thotë se rimëkëmbja e sektorit të prodhimit është prioritet i qeverisë

12:45, 09/02/2021

Kandidati i PDK-së për kryeministër ENver Hoxhaj,  gjatë vizitës në disa  fabrika prodhuese tha se rimëkëmbja e sektorit të prodhimit është prioritet i qeverisë së tij. 

Ai shtoi se bizneset inovative si Trepharm do të mbështeten me grante investive dhe pako të ndryshme stimuluese.

Enver Hoxhaj, tregoi se mbi 500 milionë euro të planifikuara në programin tonë do të shkojnë si mbështetje direkte për bizneset dhe prodhuesit vendorë.

Kandidati i PDK-së për kryeministër shtoi se do të bëhet edhe ulja e Tatimit në të Ardhura të Korporatave nga 10 %, në 8%, 7%, 5% dhe 0%, varësisht nga investimet dhe numri i të punësuarve.

Por, po ashtu, do ta rrisim edhe kapitalin e Fondit Kosovar për Garantimin e Kredive deri në 100%. Gjatë qeverisjes sime, çdo kontest biznesor do të zgjidhet shpejt dhe pa burokraci, sepse ne do ta themelojmë edhe Gjykatën Komerciale. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco