Socialistet e Amerikës Latine i shkruajnë Vetëvendosjes, premtojnë marrëdhënie diplomatike

Socialistet e Amerikës Latine i shkruajnë Vetëvendosjes, premtojnë marrëdhënie diplomatike

11:10, 09/02/2021

Vetëvendosja vazhdon të bëjë publike letrat mbështetës nga forume e liderë ndërkombëtar.

Sot nga ky subjekt kanë njoftuar se kanë pranuar letër mbështetëse nga Forumi Parlamentar i Socialistëve, Progresistëve të BE-së dhe Amerikës Latine.

“Në letrën e dërguar nga kryeqyteti i Meksikës, Meksiko, e nënshkruar nga deputetja nga Honduras, njëkohësisht kryetare e këtij grupi ndërkontinental të progresistëve, Gloria Guadalupe Oqueli dhe nga Sekretari i Përgjithshëm i këtij grupi, z. David Balsa, Lëvizjes VETËVENDOSJE! i urohet sukses në zgjedhjet e 14 shkurtit”.

Më tutje në letër thuhet “Ne jemi të sigurt se VETËVENDOSJE! do të arrijë rezultate pozitive në këto zgjedhje të reja me mbështetjen e qytetarëve të Kosovës.”

LVV po  vlerëson këtë mbështetje për faktin që një pjesë e konsiderueshme e shteteve të përfaqësuara në këtë mekanizëm ndërkontinental ende nuk e kanë njohur vendin tonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco