Ish-eksperti i sondazheve: Mbështetja për VV-në  është 53.83%

Ish-eksperti i sondazheve: Mbështetja për VV-në është 53.83%

08:19, 09/02/2021

Kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka deklaruar se mbështetja për VV-në  është 53.83%, pa përllogaritur votat e diaspores.

Muja përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se në mbrëmjen e 14 shkurt 2021 përfundon sundimi 20-30 vjeçar i klasës së stërvjetëruar politike - përgjegjëse për prapambetjen politike, shkatërrimin e ekonomisë së vendit, ikjen masive të të rinjëve dhe ngecjen në përspektiven evropiane.

"Lëvizja për demokraci që do të shohim të dielen është ripërsëritje e vullnetit kolektiv për ndryshim, ngjashëm me vitet e 90-ta, lëvizjen për pajtimin e gjaqeve dhe luftës çlirimtare. Votuesi ka vendosur kundër PDK-LDK-Lista Serbe" ka shkruar Muja.

Kujtojmë se Muja, sa nuk ishte aktiv në skenën politike, sondazhet e publikuara nga Instituti ku ai punonte, ishin shumë të përafërta me rezultatet zyrtare të zgjedhjeve të kaluara.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco