Limaj: S’ka forcë që e ndalë zërin e çlirimtarëve

Limaj: S’ka forcë që e ndalë zërin e çlirimtarëve

01:34, 09/02/2021

Fatmir Limaj sonte është shprehur i bindur se partia që drejton ai, Nisma Socialdemokrate, do të jetë padyshim pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Në emisionin “Debat” të RTK-së, Limaj ka thënë se si asnjëherë më parë kauza e tyre po mobilizon votues edhe për tej parashikimeve të tyre.

“Kemi mbështetje të madhe gjithandej Kosovës, kemi rreshtim të jashtëzakonshëm të njerëzve që neve na duan në Kuvendin e Kosovës. Që në Kuvendin e Kosovës e duan zërin e çlirimtarëve”, ka thënë Limaj.

“Do ta shihni me 14 shkurt a e kalojmë pragun. Ka tendencë në Prishtinë që sa më pak zë çlirimtar të ketë në Kuvendin e Kosovës. S’mund t’i mashtrosh qytetatët e Kosovës dhe ka reagim të qytetarëve të cilët e duan zërin tonë në parlamentin e Kosovës. Zëri jonë është siguri në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Limaj.

Sipas tij, përtej 121-shit (numrit zgjedhor të Nismës), janë më mijëra ushtarë dhe bashkëluftetarë që e kanë vërejtur tendencën që të ndalet zëri i çlirimtarëve.

“Ka një rreshtim të jashtëzakonshëm të ushtarëve, familjarëve të dëshmorëve, veteranëve. Unë jam në terren çdo ditë, jo vetëm në fushatë zgjedhore. Ata njerëz do të japim përgjigjen më të mirë më 14 shkurt. Ata duan që zëri im të jetë në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Limaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco