Gaxherri thotë se LDK është në garë vetëm me Lëvizjen Vetëvendosje

Gaxherri thotë se LDK është në garë vetëm me Lëvizjen Vetëvendosje

23:59, 08/02/2021

Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Besa Gaxherri, ka thënë se partia të cilës i përket është në garë vetëm me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ajo ka shtuar se LDK është duke u përpjekur që ta ç’kapë shtetin prej të gjithëve, andaj të gjithë po e sulmojnë atë.

“Ne jemi në garë me VV-në dhe jo të tjerët. Oponenti kryesor është VV dhe normal se diskursi publik i saj është i papranueshëm dhe ne nuk e kemi ndërmend të biem në atë nivel”.

“Por duke hesht e duke punuar më shumë, natyrisht se propaganda e ka arritur deri diku qëllimin, andaj duhet sqaruar disa gjëra për opinionin”.

“LDK s’ka të bëjë me korrupsion asgjë – është parti shumë e madhe. Nuk mund të krahasohet LDK me PDK-në dhe as me VV-në sepse jemi shumë ndryshe”.

“LDK do ta ç’kapë këtë shtet prej të gjithëve, prandaj të gjithë e sulmojnë atë”.

“Kësaj radhe kemi specifikë të veçantë. Me rastin e kësaj pandemie janë shkaktuar probleme të paparashikuara. Prandaj LDK përveç programit, do të vazhdojë punën aty ku e ka lënë”.

Sipas saj, tashmë veç po pritet që të arrijnë vaksinat anti-COVID.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco