Kurti: Dardania e Vitia janë të gatshme për ndryshime demokratike

Kurti: Dardania e Vitia janë të gatshme për ndryshime demokratike

23:54, 08/02/2021

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, ka qëndruar sot në Dardanë dhe Viti, në kuadër të fushatës zgjedhore.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti u bëri thirrje qytetarëve që më 14 shkurt të dalin masivisht në votime.

Postimi i plotë: 

 

Si asnjëherë më parë, Dardana e Vitia sot ishin stolisur me qytetarë e qytetare, të gatshme për ndryshime demokratike. Nga ekonomia e drejtësia, arsimi e shëndetësia, politika e jashtme dhe kultura, të gjitha duhen reformuar.

Prandaj, me 14 shkurt masivisht duhet të dalim në votime. Asnjë prej nesh nuk bën të mungojë. Vetëm fitorja me 61+ deputetë siguron ndryshimet e dëshiruara dhe progresin aq të nevojshëm. 

Si asnjëherë më parë, Dardana e Vitia sot ishin stolisur me qytetarë e qytetare, të gatshme për ndryshime demokratike....

Posted by Albin Kurti on Monday, February 8, 2021

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco