Lladrovci: Mos i dëgjoni zërat e krimbave dhe pleshtave, PDK është e para në Drenas

Lladrovci: Mos i dëgjoni zërat e krimbave dhe pleshtave, PDK është e para në Drenas

21:18, 08/02/2021

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, në tubimin e PDK-së në Drenas bashkë me shumë mësimdhënës nga të gjitha vendet e Kosovës, ka thënë se PDK është e bashkuar dhe e para në Drenas.

Në fjalën e tij hyrëse, Lladrovci tha se Drenasi qëndron unik pavarësisht disa zërave, siç i quajti, krimbave dhe pleshtave.

“Zotëri kryeministër në ardhje, Drenasi qëndron unik pavarësisht disa zërave të krimbave dhe të pleshtave, do të jetë unik deri në fitoren e madhe të Partisë Demokratike të Kosovës. Do të jemi unik, sepse kështu na mësuan liderët tanë, liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, themeluesit e shtetit të Kosovës, Presidenti Hashim Thaçi dhe kryetari Kadri Veseli. Prandaj, unë ju garanoj që PDk do të jetë unike në Drenas e Drenicë, dhe unë ju ftoj që me 14 shkurt, jo vetëm në Drenas e Drenicë, votoni qind për qind, ju dhe të gjithë të afërmit tuaj.”, ka thënë Lladrovci

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco