Limaj: Po tentohet të zbehet e kaluara jonë

Limaj: Po tentohet të zbehet e kaluara jonë

16:01, 08/02/2021

Kandidati për kryeministër nga Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në tubimin në Mitrovicë ka thënë se programi i partisë përfaqëson historinë e vendit që nuk duhet harruar asnjëherë.

“Slogani ynë ‘Me çlirimtarët’ është frymë e përcjellë e baballarëve tanë, për ta përcjellë atë deri te fëmijët tanë. Nuk është e shkuara dhe e kaluara por është e tashmja, prandaj slogani identifikon të kaluarën të tashmen dhe të ardhmen tonë”, tha ai.

Sipas Limajt, për një kohë po tentohet të zbehet e kaluara e Kosovës, por që synimi i Nismës, thotë ai, është të rikthehet në fokus historinë dhe mbrojtjen e shtetit.

“Tash e një kohë po tentohet të zbehet e kaluara jonë, e vërteta jonë që ka mundësuar popullin tonë të jetë i pavarur dhe i lirë. Duke tentuar të zbehin të kaluarën tonë po tentojnë të ndryshojnë argumentet. Kemi dalë me këtë kauzë për të kthyer në epiqendër sigurinë për mbrojtjen e shtetit”, ka thënë Limaj.

Ai ka thënë se në Mitrovicë ende ka shenja robërie dhe që për të rrumbullakuar shtetësinë “duhet një shtet i organizuar, burra e gra me përvojë”.

Për të mos e harruar të kaluarën e vendit, ka dalë kauza e Nismës, shton Limaj. Thotë se në Kosovë ka kandidat për kryeministër që mohojnë gjenocidin e kryer nga Serbia dhe se nuk është bërë diçka në Kosovë deri në zgjedhjet e 6 tetorit.

“Sot në Kosovë i keni dy rryma që mohojnë të kaluarën dhe mohojnë rezultatet. Keni kandidat për kryeministër që kërkojnë votën e juaj duke mohuar gjenocidin serb, duke thënë se ka pasur përpjekje për gjenocid. Kemi edhe rrymën tjetër që mohojnë krejt çka ka ndodh në Kosovë. Ata thonë se deri tani Kosova ka jetuar në terr apo errësirë dhe drita ka ardhur kur i kanë fituar zgjedhjet. Për ta Kosova ka qenë në terr. Çdo gjë para tyre ka qenë errësirë. Sipas tyre drita ka ardhur vetëm me ardhjen e tyre në pushtet nga 6 tetori i 2019. E unë them se errësira është larguar në vitin 1999, me ushtarin e fundit që ka rënë për liri. Aty ka filluar drita dhe është larguar errësira”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco