Pacollit i përzihen partitë: Podujeva gjithmonë ka treguar se është e PDK-së

Pacollit i përzihen partitë: Podujeva gjithmonë ka treguar se është e PDK-së

15:07, 08/02/2021

Lidhja Demokratike e Kosovës ka zhvilluar sot tubim në Komunën e Podujevës.

Me këtë rast i pranishëm ishte edhe lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli i cili në këto zgjedhje kandidon në një listë të përbashkët me LDK-në.

Në deklarimin e tij, Behgjet Pacolli tha se dëshiron që asnjëherë të mos ketë dyshim që LDK-ja e themeluar nga presidenti historik, Ibrahim Rugova e çon Kosovën aty ku duhet, e drejton Kosovën në drejtim të duhur dhe nuk duhet të mashtrohen nga interferenca e njerëz që kanë ardh Zoti e di prej ku, e dojnë ta kthejnë këtë vend në vitet e 70’ta.

Në deklarim e sipër, Pacolli e përzien LDK-në me PDK-në, duke thënë se gjithmonë Podujeva ka treguar se është e PDK-së.

“E dimë atë kohë, prandaj ti lëmë anash ata le të ecim përpara si gjithmonë, Podujeva ka treguar se është e Partisë Demokratike të Kosovës (Lidhjes Demokratike të Kosovës)”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco