Hoti merr mbështetje nga kryetari i Partive Popullore Evropiane

Hoti merr mbështetje nga kryetari i Partive Popullore Evropiane

14:58, 08/02/2021

Presidenti i Partive Popullore Evropiane Donald Tusk, i ka dhënë mbështetje kandidatit për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti.

Tusk tha se LDK ka eksperiencën e duhur për t’u përballur me sfidat e Kosovës.

LDK ka eksperiencën e duhur për t’u përballur me sfidat e Kosovës. Për këtë arsye ne i japim mbështetje të plotë kryeministrit Avdullah Hoti, dhe ekipit të tij në LDK në zgjedhjet e 14 shkurtit. I besoj eksperiencës së kryeministrit, posaçërisht në ndërmarrjen e reformave ekonomike, ai po ashtu e din më së miri si të avancojë me shumë Kosovën drejt rrugës evropiane, pa retorikë popullsitë. Jam i sigurt se LDK do të bëjë me të mirën për ta drejtuar vendin në menaxhimin e pandemisë dhe krizës shëndetësore dhe do të bëjmë më të mirën për të përmirësuar ekonominë e goditur nga pandemia. Kur e shoh listën garuese të LDK-së me kaq eksperiencë, nuk kam pikë dyshimi se ju do t’ia dilni, fillimisht duke i fituar zgjedhjet të cilat duhet të jenë fer dhe të lira”.

Sipas tij kandidatura e Hotit për shef të ekzekutivit është më e mira për Kosovën.

Në këto kohë të turbullta, vetëm një ekip i tillë me eksperiencë do të ketë sukses për ta zhvilluar Kosovën, duke i ofruar asaj zhvillim e prosperitet, duke siguruar drejtësi të pavarur, media të lira dhe luftë kundër korrupsionit, duke forcuar sundimin e rendit dhe ligjit, ndarjen e pushteteve dhe qeverisjen në mënyrë transparente. Ju bëjë thirrje që të jeni të bashkuar dhe të fortë, rreth kandidaturës së Avdullah Hoti, e cila është më e mirë për Kosovën. Duhet t’i ofroni atij dhe ekipit të tij një mandat të qartë të dielën e 14 shkurtit”.

Kreu i Partive Popullore Evropiane e ka kujtuar edhe vizionin e presidentit historik Ibrahim Rugova.

Me lejoni ta mbylli duke iu referuar vizionit të Rugovës, që ishte avokat i madh për qëllimin e tij, për një Kosovë demokratike, me shoqëri politike tolerante, dhe me ekonomi të zhvilluar, të integruar në Bashkimin Evropian. Avdullah Hoti e ka dëshmuar se vepron në këtë frymë. Ai ka dëshmuar se mund të hap dyert për një të ardhme të suksesshme për Kosovën. Ne do të vazhdojmë të jemi partner i tij dhe LDK mund të llogaris në mbështetjen time dhe të familjes politike të Partive Popullore Evropiane, Shteti, shtet”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco