Supremja vendos se kush është kryetar i PSHDK-së

Supremja vendos se kush është kryetar i PSHDK-së

14:35, 08/02/2021

Gjykata Supreme e Kosovës, ka pranuar si të bazuar ankesën e paraqitur nga subjekti politik Partia Shqiptare  Demokristiane e Kosovës, të cilën e përfaqëson  Zef Morina, kryetar i PSDHK-së.

GjSK-ja, ka anuluar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa e Parashtresa të 2 shkurtit të këtij viti. 

Në aktvendim thuhet se hudhet si i palejuar  apeli i parashtruesit Ukë Berisha, kryetar i subjektit politik PSDHK-ja të paraqitur me 28 janar në PZAP, kundër përgjigjes  në ankesën kundër konstatimit të Komisionit Qendor t1% ZGjedhjeve, Zyra për Regjistrim in e Partive Politike dhe Certifikim.

Po ashtu kanë dorëzuar kallëzim penal në prokurorinë e shtetit ndaj  Ukë Berisha për falsifikim të dokumentit zyrtar të PSHDK-ja dhe për lajthitjen që i ka bërë institucioneve shtetëtore gjegjësisht PZAP-i. 


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco