Kryetari i Tuzit Nik Gjeloshaj mbështet fuqishëm Albin Kurtin

Kryetari i Tuzit Nik Gjeloshaj mbështet fuqishëm Albin Kurtin

14:17, 08/02/2021

Kryetari i Tuzit Nik Gjeloshaj i  jep mbështetje të fuqishme  kandidatit për kryeministër nga LV-ja Albin Kurit.

Ai tha se janë në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare,  që do të mbahën me 14 shkurt në Kosovë.

Sipas tij ky proces është tepër i rëndësishëm për të krijuar njëherë e mirë institucione stabile të Republikës së Kosovës.

Kosovës i duhet unitet politik përbrenda korpusit nacional për të arritur qëllimin e shtetit sovran dhe ekonomikisht të fuqishëm!

"Ka kohë që me mikun tim, Albin Kurti kemi filluar shumë aktivitete dhe që moti jemi dakorduar të përkrahim njëri-tjetrin në çdo proces. Andaj e ndiej obligim që edhe në këtë mënyrë të mbështes fuqishëm Albinin, duke vlerësuar se ka ardhë koha jonë që me përgjegjësi t’i realizojmë detyrat,  mbështetur në idealin dhe vizionin tonë kombëtar për përparimin e merituar të qytetarëve tonë në çdo aspekt", tha Nik Gjeloshaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco