Dokument/ Ky është programi i Vetëvendosjes që pritet ta udhëheqë qeverinë e Kosovës pas 14 shkurtit

Dokument/ Ky është programi i Vetëvendosjes që pritet ta udhëheqë qeverinë e Kosovës pas 14 shkurtit

13:43, 08/02/2021

Prioritetet për krejt qytetarët drejt së ardhmes, titullohet programi i Vetëvendosjes që pritet ta udhëheqë Qeverinë e Kosovës pas 14 shkurtit 

Kandidati për kryeministër nga LV-ja Albin Kurti, tha se është edhe i gëzuar, përveçse i nderuar, që po ju drejtohem Juve, në fillim
të kësaj fushate për zgjedhjet e reja e të parakohshme. 

Sipas tij krejt bashkë ecim drejt 14 shkurtit që e duam si datë të referendumit gjithëpopullor. 

Sfida është e madhe, por vullneti ynë edhe më i madh. Ta bëjmë shumicën e tanishme popullore në shumicë të ardhshme parlamentare në
legjislaturën e tetë. Sepse, ta nxjerrim Kosovën nga kriza e shumëfishtë e ta vendosim në binarët e progresit", tha Kurti.

Ai shtoi se e tashmja jonë prej që u shfaq rasti i parë me COVID–19 te ne është ajo e një situate të jashtëzakonshme. Jemi 324 ditë prej momentit të parë.

"Dimë më shumë dhe padyshim mundemi më shumë. Por mbi të gjitha dimë se çka është gabim e që nuk duhet ndjekur. Shërimi e kurimi i sëmundjeve
që i patëm në mbrojtje të jetës e shëndetit nuk kanë alternativë. Andaj duhen krijuar kushtet ku shpjegimet dhe rekomandimet e ekspertëve do
të jenë bazë për çdo vendim që merret nga institucionet. Pa vonesë do të vemë në zbatim planin aksional të detajuar, i mbështetur financiarisht e
i bazuar në situatën në terren", tha kandidati i LV-së Albin Kurti.

 

Programin e Vetëvendosjes mund ta lexoni duke klikuar KËTU

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco