Premtimi i Hotit: Me LDK-në në vitin 2021 do liberalizohen vizat për kosovarët

Premtimi i Hotit: Me LDK-në në vitin 2021 do liberalizohen vizat për kosovarët

14:47, 04/02/2021

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se nëse ata janë në pushtet, liberalizimi i vizave do të ndodhë gjatë këtij vitit.

Hoti i cili ka mbajtur tubim me qytetarë e struktura në qytetin e Klinës, ku ka thënë se për gjashtë muaj qeverisje kanë dëshmuar që dinë të menaxhojnë dhe rimëkëmbin ekonominë e vendit.

Ai po thotë se viti 2021 duhet të përmbyllet me liberalizim të vizave dhe se janë duke punuar me vendet e BE’së në lidhje me këtë çështje.

“Duhet të përmbyllet viti me liberalizim të vizave, nuk japim premtime për data por ne punojmë ditë e natë me krejt qeveritë e vendeve të BE-së si anëtare te partive popullore evropiane. Dhe t’i kthehemi reformës në arsim, reformave në shëndetësi, reformave në ekonomi… Kemi pasur një qeverisje gjashtë-shtatë mujore ndoshta më të vështirën në periudhën 29-vjeçare për shkak të pandemisë kryesisht, por kemi dalë me rezultate më të mira që ka pasur ndonjëherë në qeveri tash më tash, edhe në menaxhimin e pandemisë edhe në rimëkëmbjen ekonomike duke ofruar qytetarëve dhe bizneseve mbështetjen e nevojshme me pakon më të madhe të rimëkëmbjes ekonomike në tërë rajonin”, tha Hoti.

Në Klinë, Hoti ka thënë se dy kryeministrat para tij nuk kanë pasur guxim e vizion të përballën me çështje të mëdha dhe t’i dalin në mbrojtje shtetit

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco