S'ka forcë që e ndalon Drenicën, por PDK sonte e 'plasi' Covidin atje

S'ka forcë që e ndalon Drenicën, por PDK sonte e 'plasi' Covidin atje

22:24, 03/02/2021

Nuk ka forcë që e ndalon Drenicën. Nuk ka forcë që e ndalon Partinë Demokratike të Kosovës. Nuk do të ketë forcë që e ndalon as vizionin e Hashim Thaçit e Kadri Veselit për shtetin e Kosovës.

Kështu ka shkruar në Facebook, kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj.

"Duke qëndruar të bashkuar në Drenicë dhe anekënd Kosovës u japim përgjigjen më të mirë atyre që po përpiqen ta njollosin UÇK-në dhe themeluesit e saj. Ne jemi partia e çlirimit, pavarësisë dhe shtetndërtimit. Ne do të jemi edhe partia e zhvillimit ekonomik dhe integrimit euroatlantik.
Drenica është e bashkuar, e fortë dhe krenare me PDK-në dhe bijtë e saj!", ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Nuk ka forcë që e ndalon Drenicën. Nuk ka forcë që e ndalon Partinë Demokratike të Kosovës. Nuk do të ketë forcë që e...

Posted by Enver Hoxhaj on Wednesday, February 3, 2021

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco