NISMA me tubim madhështor hap zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 14 shkurtit

NISMA me tubim madhështor hap zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 14 shkurtit

17:39, 03/02/2021

Nisma Socialdemokrate ka hapur zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 14 shkurtit., shkruan Syri.net Kosova.

Në një tubim madhështor të Nismës Socialdemokrate, kryetari i Nismës Fatmir Limaj, ka thënë se sot më shumë se kurrë Kosovës i duhet zëri dhe fryma çlirimtare.

Lideri i Nismës ka thënë se zëri i atdheut na thërret përsëri të rreshtohemi rreth brigadës 121 dhe ne jemi të rreshtuar rreth interesit të atdheut.

"Nga Avniu dëshmori më i ri i brigadës e deri të më i vjetri që kam vizituar dje, ne arritëm të dalim faqebardhë. Ne mbrojtëm kauzën e shenjtë të lirisë së Kosovës. Mbi 85 mijë njerëz e kishin vu fatin e tyre në dorë të djemve të UÇK-së. Ata na besuan krejt çka kishin duke qenë të bindur se nuk dezertojmë. Ne jemi simbol i mbrojtës i sakrificës dhe jemi simbol i lirisë dhe fitoreve, kjo është brigada 121”, ka thënë ndër të tjera Limaj në hapje të fushatës zyrtare.

Më tutje, ai ka ftuar bashkëluftëtarët e tij të rreshtohen së bashku drejt fitoreve të reja.

 

NISMA me nje? tubim madhe?shtor hap zyrtarisht fushate?n pe?r zgjedhjet e 14 shkurtit Me nje? tubim madhe?shtor NISMA...

Posted by NISMA Socialdemokrate on Wednesday, February 3, 2021

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco