Tahiri: Kosovës i duhet qëndrushmëri për krijimin e një qeverie funksionale

Tahiri: Kosovës i duhet qëndrushmëri për krijimin e një qeverie funksionale

17:32, 03/02/2021

Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Tahiri, thotë se Kosovës i duhet qëndrueshmëri politike për krijimin e një qeverie funksionale, shkruan Syri.net Kosova.

“Pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, Kosova po hap një dritare të re në rrugëtimin tonë të përbashkët demokratik. Prandaj, qytetarët duhet të japin shembull frymëzues për pjesëmarrje masive në zgjedhje, që t’i tregojmë botës se Kosova është një demokraci funksionuese. Në këtë frymë bashkëpunuese demokratike, Kosova meriton vendin dhe rolin e saj në të gjitha institucionet dhe proceset ndërkombëtare”, shkruan ndër të tjera ai.

Postimi i tij:

Të dashur qytetarë,

Kosovës, si kurrë më parë i duhet qëndrueshmëri serioze politike dhe se nga zgjedhjet parlamentare të krijojmë një qeveri funksionale. 

Aleanca në këto zgjedhje garon me presidentin në ardhje, Ramush Haradinaj, që do të garantojë siguri për vendin, mirëqenie e politikë të jashtme të mirëfilltë. Në mbështetje të vizionit të presidentit Haradinaj dhe programit të Aleancës, do të jem në listën zgjedhore me numrin 5????????.

E ardhmja e Kosovës ndërlidhet nga zgjedhjet e lira dhe dinjitoze, sepse këtë e meriton populli i Kosovës. Ashtu, siç kemi treguar pjekuri të lartë në zgjedhjet e kaluara, duhet të përkushtohemi që edhe zgjedhjet e 14 shkurtit të jenë të lira dhe të ndershme.

Shteti ynë i ri meriton demokraci

Pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, Kosova po hap një dritare të re në rrugëtimin tonë të përbashkët demokratik. Prandaj, qytetarët duhet të japin shembull frymëzues për pjesëmarrje masive në zgjedhje, që t’i tregojmë botës se Kosova është një demokraci funksionuese. Në këtë frymë bashkëpunuese demokratike, Kosova meriton vendin dhe rolin e saj në të gjitha institucionet dhe proceset ndërkombëtare.

E kemi për detyrë që të garojmë me ide, argumente, diskutime e debate. Të garojmë me projekte, programe e platforma.

#BesnikTahiri5????

#RamushHaradinajPresident

#AleancapërArdhmërinëeKosovës135

Të dashur qytetarë, Kosove?s, si kurre? me? pare? i duhet qe?ndrueshme?ri serioze politike dhe se nga zgjedhjet...

Posted by Besnik Tahiri on Wednesday, February 3, 2021

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco