VIDEO/Albin Kurti shpalos programin qeverisës, premton vaksinimin e 60% të popullatës

VIDEO/Albin Kurti shpalos programin qeverisës, premton vaksinimin e 60% të popullatës

22:51, 02/02/2021

 Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në një lidhje direkte në Facebook ka shpalosur programin qeverisës dhe listën e kandidatëve për deputet për zgjedhjet e parakoshme që do të mbahen më 14 shkurt.

Kurti ka thënë se:

“ Jam i gëzuar që po ju drejtohem juve në fillim të kësaj fushate për zgejdhjet e reja. Krejtë bashkë ecim drejt 14 shkurtit që e duam si datë të referenduam, Ta bëjmë tani shumicën të ardhshme parlamentare.

Sepse duam ta nxjerrim Kosovën nga kriza e shumfishtë e ta vendosim në binarët e progresit.

E tashmja e jonë prej se u shfaq rasti i parë me Covid19 dijmë më shumë dhe padyshim mundemi më shumë.

Pa vonesë do ta vëmë në zbatim planin aksional të detajuar.

Masat e veprimit të mënjëhershme do të jenë:

Vaksinimi i së paku 60 % të popullatës

Sigurimi i qëndrueshme i materialeve  mbrojtëse, testeve dhe barnave

Trajnim të vazhdueshëm të stafit shëndetësor

Komunikim i drejtëpërdrejtë dhe i denjë

Do të fillojmë bisdemimet me vendet e rajonit për përballjen e përbashkër me Covid19, veçanarisht me Shqipërinë.

Do të përgatitemi të anëtarësohemni në OBSH”, tha ai.

Kurti tha se do të punojnë për një ekonomi pa monopole ku edhe komunat fuqizohen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco