Limaj: Kauza për çlirimtarët pas 14 shkurtit do të jehojë fuqishëm në Parlament

Limaj: Kauza për çlirimtarët pas 14 shkurtit do të jehojë fuqishëm në Parlament

21:57, 02/02/2021

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka vazhduar fushatën elektorale në Mleqan, Balincë, Llozicë dhe Vërmicë të Malishevës, shkruan Syri.net Kosova.

Limaj gjatë takimit me banorët e këtyre zonave ka theksuar se kauza e tyre për çlirimtarët pas 14 shkurtit do të jehojë fuqishëm në Parlamentin e Kosovës.

‘Mbështetja për kauzën tonë është mbështetje për sakrificën e shumë djem e vajzave shqiptare që i kanë shërbyer me përkushtim e dinjitet 121-it në ditët më të vështira për vendin”

Shkrimi i plotë:

Çdo projekt madhor që është nisur në Llapushë i ka shërbyer gjithë Kosovës!

Mbështetja që sonte mori fryma jonë çlirimtare në Mleqan, Balincë, Llozicë dhe Vërmicë të Malishevës, nga kjo zonë që në ditët më të vështira ka ditur t’i dal në mbështetje proceseve të rëndësishme nëpër të cilat ka kaluar vendi, është dëshmi e qartë se, kauza jonë për çlirimtarët pas 14 shkurtit do të jehojë fuqishëm në Parlamentin e Kosovës.

Mbështetja për kauzën tonë është mbështetje për sakrificën e shumë djem e vajzave shqiptare që i kanë shërbyer me përkushtim e dinjitet 121-it në ditët më të vështira për vendin.

Kauza jonë nuk është e lehtë, por ne i kemi hyrë më shpirt, sepse ne i besojmë dhe kemi dëshmuar që kauzat çlirimtare i çojmë deri në fund, deri në fitore.

Çdo projekt madhor që është nisur në Llapushë i ka shërbyer gjithë Kosovës! Mbështetja që sonte mori fryma jonë...

Posted by NISMA Socialdemokrate on Tuesday, February 2, 2021

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco