'Shkoni merrni vota n'Serbi', Loshi paralajmëron rrebesh votash për Kurtin edhe në Drenicë

'Shkoni merrni vota n'Serbi', Loshi paralajmëron rrebesh votash për Kurtin edhe në Drenicë

09:13, 02/02/2021

Kandidati për deputet nga LVV, Liri Lloshi ka paralajmëruar rrebesh votash ndaj Kurtit edhe në Drencië, aty ku dje pati tension gjatë fushatës që bëri ky subjekt politik.

Lloshi ka ndarë një pjesë nga brohoritjet e disa militantëve të PDK-së.

“Shkoni merrni votat n’Serbi,” - ishte thirrja! E nuk do t’i marrim në Serbi por anë e kënd Drenice. Se Albini Kurti, Shqipe Selimi, Enver Dugolli dhe Liri Loshi janë zemra e UÇK-së”.

Ai ka thënë se nuk janë bërë klient për vota që të futën në listën e veteranëve me njerëz që nuk e kanë parë luftën me sy.

“Ne nuk kemi ba klientë për vota t’u futë n’listë të veteranëve njerëz që nuk e kanë pa luftën me sy. Ne nuk kërkojmë votën e “veteranëve” dilingjinj! Ne e kërkojmë votën e veteranëve të vêrtetë dhe të familjeve të dëshmorëve. Deri tash e kam mbështetjen e dhjetra familjeve të dëshmorëve në Drenicë që premtojnë votën për mua dhe po lobojnë për mua njëkohësisht”.

Ndër të tjera ka shtuar se asnjërin nuk e kanë thirrë por vetë kanë ardhur.

Për më shumë lexoni shkrimin e plotë në facebook të Lloshit:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco