Dumoshi: Propagandë e madhe, asnjë parti nuk mund t'i marrë 50 përqind të votave inis

Dumoshi: Propagandë e madhe, asnjë parti nuk mund t'i marrë 50 përqind të votave

09:27, 01/02/2021

Ministrja në detyrë e Kulturës, njëherit kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së Vlora Dumoshi, ka thënë se asnjë parti s’mund të kalojë mbi 50 përqind të votave.

Ajo e ka e quajtur propagandë  të madhe atë se një subjekt politik do të fitojë shumicën e ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Dumoshi, e cila është edhe ministre në detyrë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, si përjashton koalicionet paszgjedhore.

“Por, tash sigurisht që në këto rrethana të Kosovës, nuk e kemi dhe asnjëherë s’ka qenë që mundemi me kaluar 50% i cili tash është tash duke u bërë një propagandë shumë e madhe, por 14 shkurti do të jetë dita ku do t’i shohim rezultatet. Sigurisht që koalicione do të ketë por i presim rezultatet pastaj”.

Duke qenë udhëheqëse e dikasterit të kulturës, Dumoshi thotë se nëse merr besimin për tu zgjedhur deputete do të mundohet t’i shtyjë përpara politika kulturore, rinore dhe sportive.

“Tash, unë jam kandidate e LDK-së, unë në të gjithë biografinë time të punës kam punuar në pjesën e edukimit dhe kulturës dhe besoj se çdo punë e imja ka qenë jo luks por ka qenë një përkushtim dhe qytetarët edhe në këtë kohë e kanë parë punën dhe ata janë që e vlerësojnë personin, kandidatin me votë”.

“Sa i përket LDK-së, për mua është nderë që jam pjesë e LDK-së, është partia e parë, sepse është partia që ka kontribuar në shtetndërtimin e Kosovës. Pra Shteti Shtet dhe ne vazhdojmë të sillemi me këtë mendësi e përgjegjësi të madhe. Unë do të vazhdoj që politikat e mija t’i shtyjë përpara politikat kulturore, rinore, sportive e sidomos këtë pjesën e trashëgimisë që kemi, dhe partia jonë është më seriozja dhe besoj që do të jemi të parët”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco