Vjosa Osmani përuron selinë e listës së saj në Suharekë

Vjosa Osmani përuron selinë e listës së saj në Suharekë

22:07, 31/01/2021

Vjosa Osmani, ushtruesja e detyrës së presidentes të dielën qëndroi në Komunën e Suharekës.

Ajo bëri homazhe fillimisht tek shtatorja e Ukë Bytyqit, ish-veprimtar i LDK-së nga ky qytet për të cilin tha se ishte simbol i përpjekjeve për shtet ndërtim.

Osmani me bashkëpunëtorë,eci përgjatë qendrës së Suharekës, ku mori përshëndetje nga qytetarët të cilët ajo beson se i ka pas vete.

Në këtë qytet, ajo përuroi edhe zyrat e “Listës Vjosa” dhe takoi gratë e dëshmorëve, si dhe qytetarë nga fshatrat Sopijë, Greikoc e Peqan.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco