Basketbollisti i dhuron Kurtit topin: Krejt dhe drejt do të shënojmë fitoren plebishitare me 14 shkurt

Basketbollisti i dhuron Kurtit topin: Krejt dhe drejt do të shënojmë fitoren plebishitare me 14 shkurt

20:22, 31/01/2021

Kandidati për kryeministër i VV-së, Albin Kurti ka pritur sot basketbollistin e njohur, Edmond Azemi me të cilin ka evokuar shumë kujtime, shkruan Syri.net Kosova.

Lajmin e ka bërë të ditur, Kurti përmes një postimi në Facebook.

"Bashkë me kryetarin e Qendrës sonë në Prishtinë dhe kandidatin tonë për deputet, Arben Vitia, e falënderuam Edmondin për mbështetjen e tij. Ai na e dhuroi një top të nënshkruar prej tij, dhe ne i premtuam që ditë më të mira po vijnë për fushën e sportit. Krejt dhe drejt do të shënojmë fitoren plebishitare me 14 shkurt.", ka shkruar Kurti në Facebook.

Do të shënojmë! Edmond Azemi na vizitoi sonte. Evokuam shumë ndeshje historike të basketbollit vendor e ndërkombëtar...

Posted by Albin Kurti on Sunday, January 31, 2021

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco