Kurti këmbëngul se VV-ja do t’i ketë 110 kandidatë në zgjedhjet e 14 shkurtit

Kurti këmbëngul se VV-ja do t’i ketë 110 kandidatë në zgjedhjet e 14 shkurtit

10:40, 31/01/2021

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se lista e LVV-së për zgjedhjet e 14 shkurtit do të ketë 110 kandidatë.

Ai ka thënë se pas dy javëve do të fitojnë shumicën parlamentare, duke u shprehur i bindur se do të dalin të parët.

“Priten zgjedhjet me shkurt, ne do të garojmë me listën tonë. Lista jonë do të ketë 110 kandidatë edhe ne do të fitojmë. Jo vetëm që do të dalim të parët, por shumicën popullore do të bëjmë shumicë parlamentare më 14 shkurt, e çdo ditë pas asaj dite”, ka deklaruar Kurti.

Edhe me vendimin e Gjykatës Supreme, Kurti dhe dy kandidatë të tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, nuk mund të kandidojnë për deputetë në zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Megjithatë, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka bërë rirenditjen e kandidatëve për deputetë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco