'Trashëgimtarja' e UÇK-së shpërfill në mënyrën me skandaloze masat anti-Covid

'Trashëgimtarja' e UÇK-së shpërfill në mënyrën me skandaloze masat anti-Covid

22:43, 29/01/2021

Kandidati i PDK-së, Enver Hoxhaj ka qëndruar sot me veteranët e Pejës por edhe të Klinës ka njoftuar se PDK, si trashëgimtare e UÇK-së dhe themeluese e shtetit të Kosovës, është e vetmja që mund t’i parandalojë përpjekjet për njollosjen e luftës sonë çlirimtare dhe për zhbërjen e shtetësisë sonë, shkruan Syri.net Kosova.

"Veteranët e UÇK-së, që sonte i takova në Pejë dhe shumë prej tyre në Klinë dhe që po i takoj çdo ditë gjithandej Kosovës, ishin përherë krahë për krah me Hashim Thaçin e Kadri Veselin. Klina me Sokol Bashotën foli sonte. UÇK-ja është ADN-ja e PDK-së dhe së bashku me veteranët e UÇK-së do ta fitojmë edhe këtë betejë!", ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Derisa ajo që bie në sy nga këto tubime është se po shkelen masat anti-Covid, pa ndonjë maskë e distancë, duke tejkaluar edhe shifrat astronomike në tubimet elektorale.

PDK-ja, si trashëgimtare e UÇK-së dhe themeluese e shtetit të Kosovës, është e vetmja që mund t’i parandalojë përpjekjet...

Posted by Enver Hoxhaj on Friday, January 29, 2021

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco