Haradinaj: Programi i AAK-së, parasheh politika lehtësuese për sektorin prodhues

Haradinaj: Programi i AAK-së, parasheh politika lehtësuese për sektorin prodhues

18:20, 29/01/2021

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherit edhe kandidat për president, Ramush Haradinaj, ka vizituar Gjilanin.

Ai përmes një statusi në Facebook ka thënë se programi i Aleancës parasheh krijimin e politikave lehtësuese për sektorin prodhues në vend.

 

“Programi i Aleancës, parasheh krijimin e politikave lehtësuese për sektorin prodhues në vend, përfshirë edhe uljen e taksave. Kosova, duhet të sigurojë plasimin e prodhimeve vendore, pasi që me krenari e them që prodhuesit vendorë kanë cilësi konkuruese edhe për tregjet e jashtme”, ka shkruar ai.

Më tej Haradinaj tha se do të angazhohet që të stimulojë universitetet publike dhe private.

“Ne do të angazhohemi po ashtu, që të stimulojmë universitetet publike dhe private, për investime në teknologji dhe krijimin e kushteve më të mira për punë praktike të studentëve. Kjo politikë, përveç që mundëson punësim më të lehtë, e ulë edhe koston për prodhuesit”, ka shkruar ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco