Enver Hoti nga Nisma: Hoxhaj mund të flasë për pragun, por kurrë për çlirimtarë

Enver Hoti nga Nisma: Hoxhaj mund të flasë për pragun, por kurrë për çlirimtarë

14:19, 29/01/2021

Sekretari organizativ i Nismës Socialdemokrate, Enver Hoti, ka reaguar ndaj deklaratave të Enver Hoxhajt lidhur me partinë të cilës ai i takon.

Hoti ka shkruar në “Facebook”, se ai që nga Vjena ka deklaruar se do të kërkoj azil në Beograd, nëse UÇK fiton, mund të flas për pragun por kurrë për çlirimtarët.

“Një njeri që nuk ka asgjë të përbashkët me luftën çlirimtare mund të flasë vetëm për pragun e interesave të tij, por jo të çlirimtarëve”, ka shkruar ndër të tjera Hoti.

Postimi i plotë i Hotit:

Ai që nga Vjena ka deklaruar se do të kërkojë azil në Beograd nëse UÇK fiton, mund të flasë për pragun, por kurrë për çlitimtarët! Një njeri i tillë mund të flasë për pragun, por jo për vlerat e luftës sonë çlirimtare! Një njeri që nuk ka asgjë të përbashkët me luftën çlirimtare mund të flasë vetëm për pragun e interesave të tij, por jo të çlirimtarëve! Fatmir Limaj që gjatë tërë luftës qëndroi përkrah dhe në ballë të çlirimtarëve dhe që edhe me gjakun e plagëve të veta vendosi themelet e Kosovës së lirë ka të gjithë të drejtën të flasë për luftën dhe të ngrjë zërin në mbrojtje të çlirimtarëve

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco