Ashpërsohet debati: Zafir Berisha e quan Enver Hoxhaj, azilant

Ashpërsohet debati: Zafir Berisha e quan Enver Hoxhaj, azilant

14:16, 29/01/2021

Kandidati për deputetë nga radhët e Nismas, Zafir Berisha i ka reaguar anëtarit të PDK-së, Sokol Bashota.

Bashota dje tha Fatmir Limaj nuk mundet me qenë me çlirimtarët dhe ta fyej PDK-në.

Ndaj kësaj ka reaguar Zafir Berisha, i cili tha se rreshtimi i Bashotës dhe i disa anëtarëve të tjerë të PDK’së, pas Enver Hoxhajt është hipokrizi.

Madje Berisha, Hoxhajn e konsideroi edhe azilant.

Postimi i plotë nga Berishës:

Sokol Bashotës i paska humbur rruga në oborrë si shumë të tjerëve!!!

Ai dhe shumë lufëtetarë të UÇK-së, ka pasur kuptim me qenë në PDK kur Hashimi dhe Kadria e kanë udhëhequr atë, ama me u rreshtuar pas “azilantit” Enver Hoxhaj dhe me u thirrë në vlerat e UÇK-së, është hipokrizi.

Kur ne së bashku me Sokolin dhe shumë lufëtetarë të UÇK-së luftonim për liri a vdekje dhe Fatmir Limaj me bashkëlufëtetar mbronin 85,000 qytetar në Malet e Berishës nga gjenogjidi serbo-sllavë që ndodhte kudo nëper Kosovë, shefi i ri i Sokolit bënte “sehir” nga Austria ku shkollohej me bursa të dyshimta dhe bënte thirrje në mediat austriake me aktivistët serb për ndaljen e sulmeve të Nato-s kundër Serbis…!

#MeÇlirimtarët për mbrojtje të vlerave kombëtare të cilat po nëpërkëmben në emër të “rimbëkëmje” dhe qëllimisht po lihen në rend të dytë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco