Për herë të parë, Vjosa Osmani zbulon arsyen se pse Donika Gërvalla braktisi LDK-në

Për herë të parë, Vjosa Osmani zbulon arsyen se pse Donika Gërvalla braktisi LDK-në

10:24, 29/01/2021

Ish-nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Donika Gërvalla, dikur kryetare e LDK-së në Gjermani, ka dhënë dorëheqje nga kjo parti për shkak se i kanë dështuar përpjekjet për reforma të brendshme.

Osmani ka përkrahur Gërvallën për zgjedhjet e 14 shkurtit, pasi kjo e fundit tashmë është kandidate për deputete nga Lista Vjosa, e cila në këto zgjedhje garon në listë të përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Pas një faze të angazhimit pa funksione partiake, në vitin 2015 u zgjodh kryetare e LDK-së në Gjermani. Pas dështimit të përpjekjeve për reforma të brendshme, në vitin 2018 jep dorëheqje dhe largohet përfundimisht nga LDK-ja.

Donika është përfaqësuese nga Lista Vjosa e cila në këto zgjedhje garon bashkë me Lëvizjen VETËVENDOSJE!”, ka shkruar Osmani në Facebook, teksa shtoi se “është kënaqësi e jashtëzakonshme të bashkëudhëtoj në këtë rrugëtim me Donika Gërvallën”

#KREJTdheDREJT me Donika Gërvalla-Schwarz 8 Kënaqësi e jashtëzakonshme të bashkëudhëtoj në këtë rrugëtim me Donika...

Posted by Vjosa R. Osmani on Friday, 29 January 2021

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco