Me sharkija e të shtëna armësh Sami Lushtaku mban tubim në oda të Suharekës/VIDEO

Me sharkija e të shtëna armësh Sami Lushtaku mban tubim në oda të Suharekës/VIDEO

09:40, 29/01/2021

Të shtëna armësh janë dëgjuar në një tubim të Partisë Demokratike të Kosovës në Suharekë, të mbajtur të enjten në mbrëmje.

Pamjet që ka siguruar KOHA tregojnë shumë simpatizantë të mbledhur në një odë që nuk respektojnë masat anti-COVID, e ka prej tyre që edhe shtinë me armë.

Ka qenë vetë Sami Lushtaku, kryetar i PDK-së në Skenderaj që ka postuar fotografi nga ky tubim në Facebook.

Ai ka thënë se ka qenë në shtëpinë e Komandant Gurit në Suharekë, “në mesin e qindra bashkëluftëtarëve”.

“Ashtu si dikur në UÇK, këta bashkëluftëtarë janë rreshtuar krah PDK-së si produkt i drejtpërdrejtë i UÇK-së. Më 14 shkurt, me flamurin e UÇK-së, kështu të bashkuar, do të dalim për të votuar e për të festuar fitoren e pasardhëses politike të UÇK-së!”, ka shkruar ai në Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco