Limaj mobilozon Malishevën: Mos e votoni Enverin, i cili nga Vjena thoshte se do të kërkoj azil në Beograd nëse fiton UÇK-ja

Limaj mobilozon Malishevën: Mos e votoni Enverin, i cili nga Vjena thoshte se do të kërkoj azil në Beograd nëse fiton UÇK-ja

16:52, 28/01/2021

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i është përgjigjur nga Malisheva, kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj i cili dje kishte bërë thirrje që të mos votohet Nisma.

Ai ka thënë se Enver Hoxhaj është mësu me i pas gjithmonë të gatshme dhe partinë e ka marrë të gatshme keni me pa ku ka me çu, sepse ku ka shku i ka zvogëlu.

“Unë gjithmonë e kam nis tu e maru e kam zhvillu dhe e kam rritë. Dallim tjetër është se ai kurrë një beteje s’ka zhvillu as politike e për këtë tjetren, s’po flas për beteja tjera, ju e dini më mirë”, ka thënë Limaj në një takim me të rinjtë e Malishevës.

Më tutje, ai ka thënë se Enver Hoxhaj vetëm në filmat e Rambos ka pa çka është shpirti luftarak.

“Enveri nuk e din çka është përballja me jetën dhe vdekjen e ka pa në tv. 

I dashur Enver krejt jeten time që unë e kam rritë në këto troje është përpjekje e sakrficië, dallimi jem është se kam qenë në mesin e popullit e ju jeni kanë spektator i asaj që ka ndodhë në Kosovë”, ka shtuar Limaj.

Më tutje, lideri i Nismës ka thënë se atë s’ka mund ta ndalë Serbia e po e ndal Enver Hoxhaj.

“Edhe unë kam një apel për të gjitha familjet dhe çdo bashkëluftëtar mos e votoni Enver Hoxhën, edhe po tregoj pse në kohën kur unë se bashku më bashkëluftëttar të mi dhe tjerë luftonim për lirinë e Kosvës, Enver Hoxhaj nga Vjena thoshte se do të kërkoj azil në Beograd, nëse UÇK e fiton luftën. 

Prandaj i ftoj të gjithë bashkëluftëtarët e mi që të mos e e votojnë dikë i cili më dëshirë do të kërkonte azil në Beograd se sa të shihte fitorën e UCK-së”, ka shtuar Limaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco