Hoxhaj: Do t’i legalizojmë të gjitha ndërtimet ilegale

Hoxhaj: Do t’i legalizojmë të gjitha ndërtimet ilegale

14:06, 28/01/2021

Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Enver Hoxhaj, ka thënë se në qeverisjen e PDK-së do të legalizohen të gjitha ndërtimet ilegale që nuk e prekin pronën publike.

Ai ka thënë se pronarët e këtyre ndërtimeve nuk po mund t’i përdorin ato as si hipotekë për kredi në mungesë të fletave poseduese.

“Janë rreth 400 mijë ndërtime ilegale, shtëpi, banesa e lokale afariste, që janë në pritje të legalizimit në Kosovë. Vlera e tyre sillet në rreth 10 miliardë euro dhe përfshinë mbi 350 mijë familje. Ky kapital ka mbetur i bllokuar, sepse në mungesë të fletave poseduese, pronarët e këtyre ndërtimeve as si hipotekë për kredi nuk po mund t’i përdorin ato. Ne do t’i legalizojmë të gjitha ndërtimet ilegale që nuk e prekin pronën publike apo interesin publik, duke e zhbllokuar kështu këtë kapital për t’i dhënë hov rimëkëmbjes së ekonomisë sonë. #Rimëkëmbjeekonomike #legalizimindërtimeve”, ka shkruar ai në Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco