Hoxhaj e bën rininë e Malishevës për vete, por shkel me të dy këmbët masat anti-Covid

Hoxhaj e bën rininë e Malishevës për vete, por shkel me të dy këmbët masat anti-Covid

22:09, 27/01/2021

Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Enver Hoxhaj, derisa ka mbajtur një takim me qindra të rinj nga Malisheva, ka dhënë mesazhe të forta dhe porosi të qarta se kush duhet te vonohet në këto zgjedhje.

Sot nga Malisheva, qindra të rinj aderuan në Partinë Demokratike të Kosovë, e kjo u bë e ditur përmes një tubimi në këtë qytet ku prezent ishte edhe kandidati për kryeministër Enver Hoxhaj.

Në fotografitë e publikuara nga vetë Hoxhaj në Facebook, shihet numër i madh të pranishmëve në ambientin ku nuk janë respektuar masat anti-Covid. 

Hoxhaj, para të rinjve porositi që të mos votohen ata që nuk mund ta kalojnë as pragun, e madje të mos votohen as ata që s’mund ta mbajnë qeverinë as për 50 ditë.

“Mos hidhni votë për ata që s’mund ta kalojnë pragun, e as për ata që i fitojnë do vota po s’mund të rrijnë as 50 ditë në pushtet”, ka thënë Hoxhaj.

Derisa ka shpalosur planin e rimëkëmbjes në fushën e ekonomisë, drejtësise e të shëndetësisë, Hoxhaj ka thënë se fitorja e PDK-së tashmë ka nisur në Malishevë, para përkrahjes së madhe që mori sot nga qindra të pranishëm.

Malisheva me PDK-në ???? Qindra të rinjë nga ky qytet iu bashkuan sonte projektit të rimëkëmbjes. Faleminderit!

Posted by Enver Hoxhaj on Wednesday, January 27, 2021

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco