Kurti prezanton dy prurje të reja që ia mori AKR-së

Kurti prezanton dy prurje të reja që ia mori AKR-së

18:53, 27/01/2021

Kryetari i VV-së, Albin Kurti ka njoftuar se dy anëtarë të kryesisë së AKR’së në Vushtrri Nasuf Aliu dhe Bajrush Kosumi është anëtarësuar në Vetëvendosje.

Kurti i ka prezentuar prurjet e reja përmes një postimi në Facebook duke thënë se dy ish-anëtarët e AKR-së do të punojnë drejt zhvillimit të vendit.

“Nasuf Aliu, kryesuesi i kuvendit komunal të Vushtrrisë dhe anëtari i kryesisë së degës së AKR-së në këtë komunë, sot është anëtarësuar në Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Nasufi është në përfundim të studimeve të nivelit master në drejtimin marketing dhe menaxhim biznesi në kolegjin AAB, ndërsa studimet e nivelit bachelor i ka përfunduar në drejtimin banka, financa dhe kontabilitet në Universitetin e Prishtinës. Në të kaluarën ka qenë drejtor për zhvillim ekonomik dhe bujqësi në Mitrovicë, drejtor për ekonomi, bujqësi dhe zhvillim rural në Vushtrri, dhe anëtar në KQZ. Me Nasufin, në Lëvizje erdhi edhe drejtori për mbrojtje dhë shpëtim në Vushtrri, i cili gjithashtu është anëtar i kryesisë së degës së AKR-së në Vushtrri, Bajrush Kosumi. Bajrushi ka përfunduar studimet në Kolegjin Universum, në drejtimin administratë publike, marrëdhënie ndërkombëtare dhe studime evropiane. Nasufi e Bajrushi kanë vendosur të punojnë drejt zhvillimit të vendit e për mirëqenien e qytetarëve bashkë me krejt ne”, ka shkruar ai.

Nasuf Aliu, kryesuesi i kuvendit komunal te? Vushtrrise? dhe ane?tari i kryesise? se? dege?s se? AKR-se? ne? ke?te?...

Posted by Albin Kurti on Wednesday, 27 January 2021

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco