Moscertifikimi i disa deputetëve, VV dhe AAK dorëzojnë ankesë në Gjykatën Supreme

Moscertifikimi i disa deputetëve, VV dhe AAK dorëzojnë ankesë në Gjykatën Supreme

07:39, 27/01/2021

Gjatë së mërkurës Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do të dorëzojnë ankesë në Gjykatën Supreme ndaj vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa e Parashtesa (PZAP) për moscertifikimin e disa kandidatëve për deputetë të cilët kanë probleme me ligjin.

 

PZAP nëpërmjet një vendimit që publikoi të martën ka vërtetuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për moscertifikimin e pesë kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje. Nga radhët e Vetëvendosjes nuk u certifikua as kreu i saj, Albin Kurti, e më pas nuk u certifikua as Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Bajram Mavriqi dhe Labinotë Demi-Murtezi.

Edhe disa deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës nuk iu është lejuar kandidimi për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ndaj këtij vendimi pati reagime nga subjektet politike të cilave nuk iu certifikuan kandidatët për deputetë.

Sipas ligjit, të gjitha palët që nuk janë të kënaqura me vendimet e PZAP-së mund t’i drejtohen Gjykatës Supreme. Palët brenda 24 orëve mund të dorëzojnë ankesat në Supreme dhe Gjykata më pas ka afat 72 orë që t’i përgjigjet ankesave të paraqitura.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco