Haradinaj: Presim certifikimin e listës, ose do të ankohemi në Supreme

Haradinaj: Presim certifikimin e listës, ose do të ankohemi në Supreme

15:52, 26/01/2021

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, sot ka qëndruar në vendlindje.

Me këtë rast, kandidati për president, vizitoi komunën e Deçanit në krye me Bashkim Ramosajn që është po ashtu nga partia që ai drejton.

Fillimisht, Haradinaj ndoqi një aktivitet kulturor e më pas u takua me kategoritë e dala nga lufta të këtij qyteti.

Haradinaj foli edhe për certifikimin e kandidatëve të partisë së tij nga PZAP duke thënë që kanë zëvendësuar tre deputetë dhe presin që të certifikohet lista e tyre, përndryshe do të ankohen në Gjykatën Supreme.

Ndryshe, PZAP ka vlerësuar se rekomandimi i ZRPPC-së ka qenë në Kundërshtim me piken II të dispozitivit të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

Zyra për Regjistrimin e Partive politike (ZRPPC) në rekomandimet e dërguar KQZ kishte kërkuar që ky organ të certifikojë listat e partive politike ashtu siç janë. Por kjo është konsideruar jo kushtetuese nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco