Reforma zgjedhore, a është prioritet në programet e partive politike?

Reforma zgjedhore, a është prioritet në programet e partive politike?

13:04, 26/01/2021

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) prezantoi sot një analizë ku thuhet se një reformë zgjedhore është e domosdoshme për të mënjanuar problemet e vazhdueshme në proceset zgjedhore.

Të ftuar si panelistë në këtë diskutim online ishin drejtori i Zyrës për Regjistrimin dhe Certifikimin e Partive Politike (RPPC) Ylli Buleshkaj, kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, dhe kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës LDK, Shkelzen Hajdini.

GLPS konsideroi se Projektligji për Financimin e Partive Politike duhet të mbetet prioritet për qeverinë në ardhje dhe i njëjti duhet të mbetet sipas rekomandimeve të shoqërisë civile dhe Komisionit të Venecias.

Drejtori i Zyrës për Regjistrim dhe Certifikim të Partive Politike,  Buleshkaj, theksoi se është shumë e rëndësishme se para se të filloj një proces reformues duhet të bëhet një vlerësim i tërësishëm me të gjitha palët e interesit, përfshirë këtu edhe institucionet relevante, në mënyre qe të kontribuohet njëjtë në këtë proces.

Po ashtu, ai mirëpriti iniciativën, por edhe kontributin e shoqërisë civile për reformat e iniciuara për partitë politike, duke konsideruar një iniciativë të tillë si shumë të rëndësishme drejt rritjes së transparencës financiare.

Përfaqësuesi i LDK-së, Shkëlzen Hajdini, theksoi nevojën për ligje të aplikueshme në praktikë.

Ai konsideroi që ekziston një nevojë e madhe për rishikim të Projektligjit për Financimin e Partive Politike, duke gjetur një konsensus të gjerë mes partive ekzistuese.

Sipas tij projektligji aktual ngërthen në vete procedura që janë vështirë të aplikueshme. Ai shtoi se tashmë është evidente se financimi i partive politike ballafaqohet me mungesë transparence, dhe mbetet parakusht që të propozohen ndryshimet e nevojshme qe projektligji aktual të jetë i zbatueshëm nga i gjithë spektri politik.

 

Ndërkaq, përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, përfaqësues i Lëvizjes Vetëvendosje, vuri theksin mbi politizimin e tejskajshëm me procesin e reformës zgjedhore duke potencuar se asnjëherë nuk ka ekzistuar një seriozitet i dëshiruar, por është përdorur më shumë për interesa politike, sidomos gjatë fushatave zgjedhore.

Ndër të tjera, ai tha se vëmendja duhet të vihet në administrimin e proceseve zgjedhore se sa në reformën e sistemit zgjedhor.

Ai shtoi se është shumë e rëndësishme të sigurohen kapacitetet e duhura profesionale të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe ndër të tjera te sigurohet pavarësia e Zyrës për Regjistrimin dhe Certifikimin e Partive Politike.

GLPS, u bëri thirrje të gjitha partive politike në Kosovë, që te angazhohen në arritjen e një konsensusi të përgjithshëm, për ta çuar vendin drejt një reforme të mirëfilltë zgjedhore dhe përfundimisht të bëjnë përpjekje serioze në ngritjen e transparencës financiare të partive politike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco