Vjosa Osmani u bënë thirrje të rinjve që votojnë për herë të parë  t’ia jepni drejtimin e duhur vendit

Vjosa Osmani u bënë thirrje të rinjve që votojnë për herë të parë t’ia jepni drejtimin e duhur vendit

11:50, 26/01/2021

Ushtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osmani bashkë me kryetarin e LVV-së Albin Kurtin kanë vizituar qytetin e Lipjanit.

Osmani, e cila garon në listën e Vetëvendosjes, është takuar me studentët nga Lipjani, për të cilët tha se ka marrë mbështetje se rinia do të votojë për ndryshim në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ajo ka thënë se të rinjtë që votojnë për herë të parë këtë vit e kanë mundësinë t’ia japin drejtimin e duhur vendit.

“Të votosh për herë të parë është një nga ato momentet që mbahen mend përjetë. E ju që votoni për herë të parë këtë vit e keni mundësinë t’ia jepni drejtimin e duhur vendit tonë. Por, mbi të gjitha, e drejta për të votuar duhet të shfrytëzohet përherë. Në takimin me studentë në Lipjan na u komunikua thjesht e qartë që këtë herë votohet për ndryshim dhe që nga ne pritet guxim për këtë ndryshim. Ndryshimi thelbësor arrihet vetëm kur garantojmë së pari barazi. E në këtë drejtim, me vajzat dhe gratë në këtë komunë e ritheksuam edhe një herë rëndësinë e fuqizimit të grave dhe vajzave në vendin tonë”, ka shkruar Osmani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco