Kandidati për president bën premtimin e madh: Çdo vit do të krijojmë nga 30 mijë vende pune

Kandidati për president bën premtimin e madh: Çdo vit do të krijojmë nga 30 mijë vende pune

17:46, 25/01/2021

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vizituar disa biznese familjare në Prizren, shkruan Syri.net Kosova.

Me këtë rast ai ka thënë se bizneset në Kosovë, kanë nevojë për dorën e shtetit në krizën në të cilën po kalojmë.

Ai ka thënë se partia e tij do të krijojë 30 mijë vende të reja pune çdo vit nga 2022-ta.

Postimi i tij:

Aleanca është e përkushtuar të kontribuojë për interesa të qytetarëve me çdo parti që dëshiron ta çojë Kosovën përpara.

Gjatë vizitës time në Prizren, vizitova Fabrikën për përpunimin e metaleve “Lely”, me pronare Monika Margilaj si dhe thertoren “Shantiri” e mishtoren “Xhoshkun” që janë biznese familjare.

Bizneset në Kosovë, kanë nevojë për dorën e shtetit në krizën në të cilën po kalojmë.

leanca ka një plan të qartë dhe të arritshëm: Fondin 1 miliardësh për ndihmë bizneseve dhe qytetarëve dhe planin për rritjen ekonomike.

Ne do të krijojmë 30.000 vende të reja pune çdo vit nga 2022 dhe do të rrisim dyfishin e pagës mesatare nga 500 në 1000 Euro deri në vitin 2025.
#ForcaeKosovës
RH

Aleanca është e përkushtuar të kontribuojë për interesa të qytetarëve me çdo parti që dëshiron ta çojë Kosovën përpara. ...

Posted by Ramush Haradinaj on Monday, January 25, 2021

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco