Faqja zyrtare e Ministrisë së Shëndetësisë shpërndan postime politike të ministrit Zemaj

Faqja zyrtare e Ministrisë së Shëndetësisë shpërndan postime politike të ministrit Zemaj

16:29, 25/01/2021

Faqja zyrtare e ministrisë së Shëndetësisë si duket është pjesë e fushatës së ministrit në detyrë, Armend Zemaj.

Kjo faqe, ka shpërndarë fotografit të ministrit të Shëndetësisë me qëndrime politike, jo për punën e tij.

“Vizioni i LDK-së për SHTET”, është mbishkrimin i Zemaj në fotografitë e publikuara në faqen e tij zyrtare e që është shpërndarë edhe nga faqja e MSH-së.

Ndryshe, faqet zyrtare të institucioneve zakonisht shpërndajnë punën e ministrit por jo edhe qëndrimet politike.

Kujtojmë se ministri Zemaj,  mbrëmë i ka shkelur masat për mbrojtjen nga pandemia Covid-19.

Zemaj zgjodhi që t’i shkelë rregullat të cilat i miratoi vet në një tubim në Deçan ku ka grumbulluar mbi 30 persona në një ambientë të mbyllur, pasi që tashmë ka filluar parafushata për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 Shkurtit.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Më të lexuarat
    Denonco