Partia Socialiste është zyrtarisht në fushatë.  Një ditë pas asamblesë së PS, kreu i grupit parlamentar, Bledi Cuçi, me porosi të kryeministrit Edi Rama u kërkoi  deputetëve të angazhohen tërësisht në terren,  sepse fushata ka nisur. Urdhri  vjen, disa javë, pasi kryeministri i kërcënoi  deputetët socialistë me zgjedhje të parakohshme. 

Syri tv

Kryeministri Edi Rama, ka nxjerrë zyrtarisht në fushatë deputetët socialistë. Një ditë pas asamblesë së Partisë Socialistë kreu i grupit  Bledi Çuçi, i ka përcjelle deputetëve të PS,  porosinë e kryetarit të  tyre, duke u kërkuar të angazhohen tërësisht në  terren, pasi fushata ka nisur. Porosia vjen, pasi në mbledhjen e fundit të grupit, kryeministri Rama, i kercënoi  ligjvënësit e tij, se do ti  dërgojë në  zgjedhje të parakohshme, deklaratat që janë përforcuar edhe nga ministra të qeverisë. 

Duhet një prezencë e shtuar fizike në terren sipas zonave tuaja. Konsiderojeni këtë si një periudhë fushate duke nisur që nga dje. Është shumë e rëndësishme që procesin zgjedhor brenda partisë ta ndjekim personalisht. Ka nevojë për ritëm të shtuar për të kapur afatet.

Me porosi për të qenë të angazhuar  në terren,  Çuçi njoftoi  socialistët  se projektligji për amnistinë penale dhe ai për lojërat e fatit,  që kanë  qenë gati për tu  miratuar, janë shtyre sërish dhe nuk do të votohen në seancën e kësaj të enjte. 

SYRI TV/ Çuçi u kujton deputetëve porosinë e Ramës: Që nga dje, jemi në periudhë fushate

Denonco