Shifrat e raportuara të mërkurën për mbipopullimin e burgjeve nga Ulsi Manja në Kuvend, tregojnë se kryefjala e qeverisjes socialiste ka qenë burgu.

Ministri pranoi mbi 190 të dënuar janë jashtë kapaciteteve në institucionet e vuajtjes së dënimit, teksa bëri një krahasim me vendet e BE-së, evidentoi se Shqipëria ka dyfishin e të arrestuarve në raport me numrin e të dënuarve. Ai krahasoi shifrat me vendet e BE-së.

Në Komisionin e Ligjeve u konstatua edhe përdorja e amnistisë penale si Pazar politik mes Ramës e Bashës.

SYRI TV

Burgu duket se është kryefjala e çdo institucioni ligjzbatues gjatë qeverisjes së vendit nga Partia Socialiste. Kjo e provuar këtë të mërkurë nga Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja që bëri me dije se burgjet në Shqipëri janë të tejmbushura 5818 të dënuar ose 190 më shumë se kapacitetet që kanë institucionet e vuajtjes së dënimit.

Praktika e arrestimeve dhe burgosjes edhe kur nuk është e nevojshme është konstatuar nga vetë ministri Manja që bëri krahasim të shifrave me vendet e Bashkimit Europian ku Shqipëria ka dyfishin e të arrestuarve në raport me numrin e të dënuarve.

Diskutimet u bënë në Komisionin Parlamentar të Ligjeve ku amnistia penale u përdor sërish për pazar politik. Kjo pasi përfaqësuesi i Lulzim Bashës.

Enkelejd Alibeaj kërkoi amnisti për protestuesit e opozitës ndërsa Manja ia pranoi nëse opozita bashkon votat me ta.

Manja pranoi se kjo situatë kaotike në burgjet e vendit nuk zgjidhet përfundimisht me amnistinë penale, ku tha se paketën ligjore e kemi në përputhje me standartet e BE por kur vjen puna tek menaxhimi nuk është i tillë.

Amnistia ka mbetur pezull për shkak se mazhorancës i duhen 84 vota për ta miratuar.

SYRI TV/ Burgjet shqiptare në situatë kaotike, 190 të dënuar mbi kapacitetin

Denonco