Amortizohet ura e vjetër e Milotit. Pjesët e saj janë ndarë, duke u bërë të rrezikshme për kalimin e automjeteve dhe qytetarëve. Këta të fundit shprehen, se prej ndërtimit të superstradës Lezhë-Laç, kjo urë nuk është mirëmbajtur, pavarësisht se përdoret çdo ditë.

Syri tv

Pjesët e urës janë ndarë mes tyre, duke krijuar hapësira së brenda mund të depërtojë goma e automjeteve.

Kjo është gjendja e urës së Vjetër të Milotit, e cila përdoret çdo ditë nga mijëra qytetarë dhe automjete. Ura po shkon drejt degradimit, ku më problem paraqitet situata me shtratin e saj.

e automjeteve shprehen se mirëmbajtja apo dhe investimet në këtë urë kanë munguar që prej kohës kur është ndërtuar.

Që prej ndërtimit të superstradës Lezhë-Laç ura e vjetër e mbi lumin mat nuk po merr vëmendje, pavarësisht se numri i automjeteve që kalojnë aty është i konsiderueshëm.

SYRI TV/ Dëmtohet ura e vjetër e Milotit, qytetarët: Krijon rrezik, nuk është mirëmbajtur

Denonco