Kryeministri Edi Rama dhe mazhoranca socialiste refuzojnë që të nisin punën për Reformën Zgjedhore.

Edhe pse kjo u konfirmua në seancën e fundit nga drejtuesi i Grupit Parlamentar Socialist Bledi Çuçi, duket se socialistët kanë ndryshuar mendje duke mos e futur në rendin e ditës për seancën e së enjtes.

Pas mbledhjes së grupit parlamentar Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se Edi Rama nuk e do këtë reformë, apo të përballet me abuzimet e zgjedhjeve të fundit.

Ndërkohë për kreun e grupit Gazmend Bardhi, kjo situatë është e paprecedentë në 30 vite parlamentarizëm. 

SYRI TV/ Berisha: Rama nuk e do reformën zgjedhore

Denonco