Kryeministri Edi Rama, vijoi takimet elektorale në qarkun e Gjirokastrës, duke thënë se po bën një fushate modeste, pavarësisht se posterat e tij, janë vendosur në gjithë vendin. Rama vijoi sulmet ndaj kundërshtarëve politikë, duke u bërë thirrje mbështetesve të opozitës, mos të dalin fare në votime.

SYRI TV

Në një kohë, kur posterat e kryeministri Edi Rama janë vendosur në të gjitha rrugët e qytetet e vendit, shefi i qeverisë u mundua t’u mbushë mëndjen qytetarëve të Gjirokastrës se po bën një fushatë modeste dhe larg propagandës së madhe.

Këtë të shtunë, kryetari i Partisë Socialiste vijoi fushatën për zgjedhjet e 14 majit, në qarkun e Gjirokastrës.

Rama nuk bëri asnjë premtim konkret për banorët e zonës por vijoi krahaësimet me  kundërshatrët  politikë.

Shefi i qeverisë u ndal edhe në qytetin e Libohovës, ku megjithëse u mundua të tregohet i përmbajtur, nuk i kurseu sulmet ndaj kampit opozitar.

Gjatë takimeve në jug të vendit, Edi Rama iu drejtua edhe votuesve demokratëve, duke u bërë thirrje të kapërcejnë gardhin dhe të votojnë kandidatët e tij, në të kundër kryeministri preferon, që qytetarët mos të dalin fare në votime.     

SYRI TV/ Rama u kërkon demokratëve mos të votojnë: Më 14 maj, më mirë pini raki, sa të votoni

Denonco