Kryeministri Edi Rama,u bëri thirrje mjekëve të nisin zbatimin e autonomisë spitalore, duke thënë se kush do të marrë shërbim spitalor pa pritur në radhë, do të paguajë. Pasi I dha fund premtimit për shëndetësi falas, Rama njoftoi një rritje pagash me 7 %, për mjekët dhe infermierët, duke tentuar ti bindin të qëndrojnë në Shqipëri, me argumentin se jetesa në Gjermani është shumë e shtrenjtë.

Nga SYRI TV

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot nisjen e zbatimit të ligjit të miratuar verën e shkuar,se çdokush që nuk do të presë në radhë e gjatë në spitale do të paguajë. Me këtë ligj, kryeministri Edi Rama i dha fund, premtimit të tij, për shëndetësinë falas, duke e kthyer shëndetësinë publike, në një shërbim, me më shumë para.

Ligji parashikon, që për pacientët e shtruar apo ambulator, spitalet publike ofrojnë, korsi preferenciale shërbimi, kundrejt tarifave të përcaktuara nga bordi drejtues.

Kryeministri foli edhe rritjen e pagave me 7 % për mjekët e përgjithshëm dhe infermierët, ndërsa sa i përket largimeve masive të bulave të bardha nga vendi, Rama u mundua të dekurajojë emigrimin e tyre drejt Gjermanisë, me argumentin se jetesa atje është shumë e shtrenjtë.

Rama konfirmoi edhe njëherë se studentët e mjekësisë, do të duhet të firmosin një kontratë më shtetit, për ti shërbyer vendit për një periudhë disa vjeçare, në të kundër do të paguajnë vetë studimet e tyre.

VIDEO-SYRI TV/ Rama i jep fund shëndetësisë falas: Kush do të operohet, brenda 2 ditësh do paguajë

Denonco