Banorët e lagjes “Demokracia” në Mamurras kanë bllokuar mjetet e tonazhit të rëndë që kalojnë në rrugët e brendshme të lagjes. Ata shprehen të shqetësuar pasi këto mjete po u shkatërrojnë rrugën, ndërsa akuzojnë kryebashkiaken e Kurbinit se nuk e ka mbajtur fjalën e dhënë.

Nga SYRI TV

Mjetet e tonazhit të rëndë janë bërë shkak që banorët e lagjes “Demokracia” në Mamurras të ngrihen në protestë. Ata bllokuan kalimin e këtyre mjeteve, pasi lëvizja e tyre ka dëmtuar rrugën e lagjes në të cilën banojnë.

Banoret kanë shprehur shqetësim duke e quajtur masakër atë çka ndodh në lagje, ndërsa kanë akuzuar kryetaren e bashkisë së Kurbinit Majlinda Cara se nuk ka mbajtur premtimin e dhënë për ndalimin e mjeteve të tonazhit të rëndë dhe rehabilitimin e rrugës. Një protestë të tillë banorët e kësaj lagjeje e kanë zhvilluar edhe ditët e para të vitit.

SYRI TV/ Protestë në Mamurras për mjetet e tonazhit të rëndë, banorët: Kryebashkiakja na mashtroi

Denonco