Partia Demokratike Elbasan denoncon mungesën e infrastrukturës dhe kanalizimeve në lagjen Shënkoll. Vetë banorët e lagjes pohojnë se pushteti vendor prej vitesh nuk ka vënë dorë për të përmirësuar kushtet në këtë lagje.

SYRI TV

Partia Demokratike Elbasan vijon denoncimet duke nxjerrë në pah problematikat e zonës. Këtë të mërkurë Doris Madhi, anëtare e kryesisë së PD Elbasan, u ndal në në lagjen Shënkoll ku denoncoi mungesën e infrastrukturës dhe kanalizimeve.

Banorët e lagjes pohojnë se ndihen të braktisur nga pushteti vendor dhe qëndror, i cili deri më tani nuk ka ndërhyrë për të rregulluar situatën.

Prej shumë vitesh në lagjjen Shënkoll nuk është vënë dorë nga bashkia Elbasan për përmirësimin e infrastrukturës.

SYRI TV/ Lagjja 'Shënkoll' në Elbasan, e lënë në harresë. PD denoncon mungesën e kushteve

Denonco