Rreth 280 milionë njerëz në mbarë botën që vuajnë nga depresioni mund të kenë një mundësi trajtimi që jo vetëm është më e lirë se terapia dhe antidepresivët, por që gjithashtu i bën ata më në formë dhe më të fortë.
Studiues nga Universiteti i Lancashire në Mbretërinë e Bashkuar kanë arritur në përfundimin se ushtrimet fizike kanë "një efekt të ngjashëm në simptomat depresive" me terapinë, pas një shqyrtimi të 73 studimeve të kontrolluara të rastësishme që përfshinin rreth 5,000 pacientë.
Ushtrimet me intensitet të moderuar duket se janë opsioni më i mirë për pacientët, që duan të përdorin stërvitjen si zëvendësim për terapistët ose ilaçet. Por rigoroziteti i nevojshëm varet nga niveli i gjendjes fizike të pacientit.
"Gjetjet tona sugjerojnë që ushtrimet fizike duket se janë një mundësi e sigurt dhe e arritshme për të ndihmuar në menaxhimin e simptomave të depresionit", tha Andrew Clegg i Universitetit të Lancashire.
"Kjo sugjeron që ushtrimet fizike funksionojnë mirë për disa njerëz, por jo për të gjithë, dhe gjetja e qasjeve që individët janë të gatshëm dhe të aftë t'i mbajnë është e rëndësishme", shpjegoi Clegg.
Përfitimet e ushtrimeve për shëndetin mendor janë demonstruar gjerësisht nga kërkimet, duke çuar në thirrje që ecja, vrapimi, joga dhe trajnimi i forcës të merren në konsideratë së bashku me psikoterapinë dhe ilaqet kundër depresionit si trajtime për depresionin.
Provat ishin më pak bindëse kur bëhej fjalë për krahasimin e ushtrimeve fizike me ilaçet, ekipi zbuloi se të qenit në formë të mirë ka një "efekt të ngjashëm" me antidepresivët.
Jo të gjithë ata që diagnostikohen me depresion zgjedhin ilaçe ose terapi, por duket se raste të tilla mund të jenë më keq sesa të shkosh në palestër ose të vraposh.
Ushtrimet fizike kanë të paktën një “ndikim të moderuar” në simptoma, “krahasuar me mungesën e trajtimit ose një ndërhyrjeje kontrolluese”, zbuluan studiuesit në punimin e botuar nga Cochrane Review në janar.
Megjithatë, mbetet e vështirë të vlerësohet nëse fitnesi funksionon në planin afatgjatë, pasi ka pak të dhëna për të vlerësuar./ DPA News.
© SYRI.net